Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka reaguar me ashpërsi sot lidhur me audiopërgjimin e publikuar në media ku dëgjohet sesi një zyrtar i shtetit kërcënon gjyqtarin e Shqipërisë në Strasburg, Ledi Biankun.
Basha ndër të tjera tha: "Audiopërgjimi ku dëgjohet sesi shantazhohet gjyqtari ynë në Strasburg për të ndikuar për të bllokuar pronat përbën provën më tronditëse të zbuluar këto 28 vite që provon se qeveria e Edi Ramës funksionon si një organizatë tipike mafioze."