Berisha reagon ashpër: Sulmi ndaj Lalës, i porositur nga familjet mafioze të lidhura me qeverinë

E Enjte, 30 August 2018 16:28

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj sulmit të armatosur ndaj familjes së gazetares Klodiana Lala.

Përmes një postimi në “facebook” ish-kryeministri shkruan se “Ky akt i porositur dhe organizuar nga familjet e mëdha mafioze te narkoqeverise se Noriegës, përbën nje përshkallezim të ri tepër të rrezikshëm të diktatit te mafies qeveritare, përpjekjeve mafioze e kriminale te saj per ti mbyllur gojen nje gazetareje investigative, e cila po investigonte me guxim dhe vendosmeri mbi kokainen, krimin dhe trafiqet kriminale te niveleve me te larta te familjeve qeveritare mafioze nder te cilat edhe vet te Norieges.”

Postimi i plotë:

Narkoqeveria mesazh mafioz me bresheri kallashi gazetares investigative Klodiana Lala!

Te dashur miq, sot fallangat e krimit te narkoqeverise se Norieges ndermoren nje sulm te armatosur terrorist ndaj shtepise dhe prinderve te gazetares Klodiana Lala!

Ky akt i porositur dhe organizuar nga familjet e medha mafioze te narkoqeverise se Norieges, perben nje pershkallezim te ri teper te rrezikshem te diktatit te mafies qeveritare, perpjekjeve mafioze e kriminale te saj per ti mbyllur gojen nje gazetareje investigative, e cila po investigonte me guxim dhe vendosmeri mbi kokainen, krimin dhe trafiqet kriminale te niveleve me te larta te familjeve qeveritare mafioze nder te cilat edhe vet te Norieges.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete sulm te hapur, primitiv, mafioze terrorist ndaj gazetares qe po heton me vendosmeri lidhjet mafioze te organizatave kriminale me nivelet me te larta te narkoqeverise shqiptare, le te paralajmerojme te dashur miq Noriegen se vrime miu nuk do gjesh te futesh dhe se fatin e diktatorit panamez do te pesosh por jo nga marinsat e SHBA por nga qytetaret dhe aleanca antikrim e Shqiperise ne rast se vazhdon me keto akte hakmarrje primitive ndaj Klodiana Lales, familjes se saj apo çdo gazetari ne kete vend! sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...