Sulmi ndaj gazetares/ Nishani: Kjo është prova, nëse do ulim kokën apo do luftojmë krimin

E Enjte, 30 August 2018 17:52

Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka dënuar ashpër sulmin e bërë ndaj gazetares investigative  Klodiana Lala.

Përmes një postimi në “facebook”, Nishani thekson se sot të gjithë shqiptarët solidarizohen me gazetaren Lala.

Sipas tij ky është momenti që të tregojmë nëse do e luftojmë krimin apo do të ulim kokën para tij.

Postimi i plotë:

Të dashur miq të solidarizohemi të gjithë dhe hapur me gazetaren Klodiana Lala pas sulmit dhe kërcënimit që krimi bëri jo ndaj veç një gazetareje, nëne dhe qytetare kurajoze, por ndaj të gjithë shoqërisë tonë.

Kjo është prova nëse do të ulim kokën ndaj çizmes së krimit dhe do të heshtim, apo do kërkojmë ligjin, rendin, të drejtën, dënimin e të keqes, që është një rrezik për të gjithë ne pa përjashtim, nëse e tolerojmë.

Solidaritet me Klodianën, sfidë kriminelëve !

Të gjithë bashkë !

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...