Sulmi ndaj gazetares Lala/deputetja Dhurata Çupi: Ky ishte një sulm ndaj fjalës së lirë

E Enjte, 30 August 2018 19:15

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka dënuar ashpër sulmin me armë në shtëpinë e gazetares së kronikës Klodiana Lala.

Përmes një postimi në Facebook, Çupi shkruan se kjo ngjarje e rëndë na ka tronditur të gjithëve, duke treguar se sa e rëndë është situata në vend..

Ndërsa shton se sulmi ndaj gazetarëve është sulm ndaj fjalës së lirë.
Ja postimi i Dhurata Çupit:

Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedente, sulmi me armë ndaj familjes së gazetares Klodiana Lala.
Kjo ngjarje na ka tronditur të gjithëve si shoqëri duke vënë në pikëpyetje sigurinë e secilit prej nesh.

Sulmi ndaj një gazetari është sulm ndaj lirisë , sulm i krimit të organizuar që tenton të mbyllë gojën profesionistëve përmes mjeteve që ata njohin, armëve.
Një akt mafioz i dënueshëm që duhet të marrë përgjigje me forcën e ligjit.
Si nënë, si grua, si drejtuese e Aleancës së Grave Deputete dua të inkurajoj Klodianën për të përballuar këtë ngjarje në këtë ditë të vështirë për të dhe familjen e saj.
Jam e bindur që ajo me profesionalizmin e palëkundur do të vijojë misionin e saj për informimin e publikut , por po ashtu u kërkojmë organeve kompetente të zbardhin sa më parë këtë ngjarje të rëndë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...