Live/ Basha mbledh gazetarët: Do e shkëpusim qeverinë nga krimi

Premte, 31 August 2018 12:08

Për kreun e PD-së, Lulzim Basha situata në Shqipërinë me krimin është shumë e rëndë. Duke folur ditën e sotme para gazetarëve, Basha tha se kryeministri Edi Rama është kokë e këmbë me krimin.  Basha tha se Rama do të mbyllë çdo reagimnga media dhe shoqëria, por nga ana tjetër, ai siguroi se opozita do të bëjë çdo gjë që të mos ndodhë. Lideri i PD-së, nuk la pa përmendur edhe ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme, ku u sulmua ma kallashnikov shtëpia e prindërve të gazetares Klodiana Lala. Kreu i PD-së, e quajti si të turpshëm reagim e Prokurorisë së Përgjithshme.

"Po jetojmë në një krizë të gjithanshme, Krizë me sigurinë, krizë me ekonominë. Kjo verë ka qenë e skandaleve dhe akteve që tregojnë gjendjen ku ndodhet vendi. Së pari bashkëqeverisja e Ramës me krimin. Ku janë përfshirë jo vetëm Rama por edhe deputetë si rasti I Taulant Ballës dhe Qyrbja me Shullazin. Rama do të mbyllë çdo reagim nga shoqëria e nga media. Unë jam këtu për t’ju dhënë garanci se do të bëjmë gjithçka që kjo të mos ndodhë. Kryesore mbetet shkëputja e qeverisë me krimin. Dhe që vendi mos bashke qeveriset me krimin është të mos kemi një kryeministër të lidhur me krimin. Krim I cili ka arrë dje një akt të papranueshëm. I turpshëm është reagimi I Prokurorisë e cila duhet të fillojë një hetim gjithëpërfshirës. Kriminal ishte reagimi I policisë që u mjaftua vetëm me një njoftim të shkurtër vetëm me iniciale." tha Basha

vijon...

Modifikuar më Premte, 31 August 2018 12:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...