Boçi: Pranimet në universitete si te tregu i gabit

Saturday, 01 September 2018 12:24

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka denoncuar sot sezonin e pranimeve të studentëve nëpër universitet e vendit.

Ai është shprehur se pranimet në universitete janë si te tregu i gabit.

“Stina e pranimeve në Universitete ka filluar dhe “tregu i gabit”, në mungesë të tregut të dijes, është në ethe të plota.
Vazhdon e njëjta rastësi, i njëjti kaos dhe të njëjtat dallavere. Nuk e merr vesh i pari të dytin.
Askund nuk vjen era universitarizëm.
Të gjithë turren të marrin degën-send, me paratë e mundshme në dorë. Kush ka më shumë para e merr qetë-qetë tek privati. Kush ka më pak, pret në rradhë me durim publikisht tek publiku, me sytë nga qielli e ministria.
M.gj.s e dinë që çdo gjë është si mall i përdorur e pa vlerë reale, nxënësit turren me nxitin ta marrin. Sepse s’ka tjetër. S’ka rrugëdalje. As punë. As të ardhme. Asgjë. Gabi është një lloj shpëtimi i përkohshëm.”, shprehet deputeti.

DENONCIMI:

PRANIMET NË UNIVERSITET SI TEK TREGU I GABIT
Stina e pranimeve në Universitete ka filluar dhe “tregu i gabit”, në mungesë të tregut të dijes, është në ethe të plota.
Vazhdon e njëjta rastësi, i njëjti kaos dhe të njëjtat dallavere. Nuk e merr vesh i pari të dytin.
Askund nuk vjen era universitarizëm.
Të gjithë turren të marrin degën-send, me paratë e mundshme në dorë. Kush ka më shumë para e merr qetë-qetë tek privati. Kush ka më pak, pret në rradhë me durim publikisht tek publiku, me sytë nga qielli e ministria.
M.gj.s e dinë që çdo gjë është si mall i përdorur e pa vlerë reale, nxënësit turren me nxitin ta marrin. Sepse s’ka tjetër. S’ka rrugëdalje. As punë. As të ardhme. Asgjë.
Gabi është një lloj shpëtimi i përkohshëm.
Maturantët presin hapjen e “thesit” të gabit, brenda të cilit është i lidhur fati i tyre.
Ministria lajmëroi që dhe këtë vit ka dy “thasë-faza” të mëdhej e shtatë “thasë-raunde” të vegjël.
Në ato “thasë” ka plot “degë-rroba” të përdorura, ka “degë-televizorë” të prishur e “degë-magnetofon” që s’punojnë. Ka “degë-pallto” vetëm për dimër e “degë-bluza” vetëm për verë, sikurse dhe “degë-rrokotela”.
Duken të ndryshme kështu, por i bashkon fakti që në fund fatura-diplomë e këtyre degëve, nuk i jep dot një vend pune as “për të çarë kokën” studentëve të ardhshëm.
Në këtë soj-sorrollop sendesh-degë, më fatlumët mund të kapin ndonjë “degë-firmato”, të dalë boje e mode, por që ha bukë në treg, ose të degdis me dëshirë përtej kufijve dhe që kërkohen më shumë.
Këto janë 10-çat realë që janë munduar vite rresht, por dhe ca fallco, të fabrikuar me nxitim, në sistemin e kalbur parauniversitar.
“Thesi” i parë është hapur dhe fatet e para kanë ndihur ato që janë më afër derës me hekura të ndryshkura dhe të shtrembëruara të tregut.
Të tjerët presin…
Ethet vazhdojnë, sepse ende nuk është hapur “thesi-fazë” i dytë.
Më e qeta dhe më e lumtura në këtë rrëmujë absurde, aspak të hareshme, është Ruajtsja e Tregut të Gabit.
Herë pas here del në televizor dhe duke çbuzëqeshur, deklaron me një krenari rrënqethëse:
“Mos u mërzisni “zemra”, ka degë-rrokotela plot për të gjithë. Do merrni e do teprojnë ca. Ne ju duam e po punojmë fooort për ju!”
Do teprojnë sigurisht degë që nuk i do askush se nuk të shpien gjëkundi.
Por do teprojnë edhe nxënës që nuk nuk i pranon kush, sepse i kanë xhepat e shpuar.
Kështu do përfundojë sezoni i Tregut stinor të Gabit.
E në fund Kryepronari i Tregut të Gabit, do ja fusë një fjalim “gallatë” në parlament.
Patjetër do lavdërojë me patetizëm Rojen e tregut që ja “hodhi” dhe kësaj rradhe jo vetëm nxënësve e familjeve të tyre, por dhe prof doktorëve që bëjnë si rektorë të pavarur.

Modifikuar më Saturday, 01 September 2018 12:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...