Video/ Brenda shtëpisë së horrorit ku babai përdhunoi për 16 vite vajzën e tij

Saturday, 01 September 2018 17:51

Në këtë banesë pas shkollës Vasil Shanto në kryeqytet një vajze pretendon se përdhunohej në mënyrë sistematike prej 16 vitesh nga babai i saj.

Sipas policisë, gjithçka nisi në vitin 2002 kur prindërit e saj u divorcuan dhe ajo ishte vetëm 9 vjeç.

Pasi jetoi për një kohë të gjatë me këtë dramë, 25-vjeçarja vendosi që dy ditë më parë të denoncojë babain e saj dhe të largohet nga banesa, për t’u strehuar në një qendër murgeshash. Sipas rrëfimit të vajzës, nga kjo marrëdhënie  incesti ajo kishte mbetur shtatzënë kur ishte 19 vjeç, shtatzëni që e kishte ndërprerë me anë të abortit.

Pas denoncimit në polici babai 61-vjeçar, Qirjako Nakuçi u vu në pranga. Tek familjarët e 25-vjeçares irritimi ka arritur kulmin. Nuk pranojnë as kamerat. As fqinjët nuk pranojnë të flasin në kamera, por jashtë saj lënë të kuptohet se kishin qenë në dijeni të kësaj historie.

Pas arrestimit nga policia, 61-vjecari Qirjako Nakuçi ka treguar thuajse gjithçka pranë uniformave blu. Por në versionin e tij ai mohon akuzat për përdhunim dhe thotë se gjithçka ishte me dëshirë./TvKlan

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...