Tritan Shehu: Mashtrimi i madh i Ramës me ujin e pijshëm në Libohovë

Diel, 02 September 2018 09:37

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, thotë në një postim në Facebook se para 3 viteve qytetarëve të Libohovës iu premtua 24 orë ujë të pijshëm nga Rama dhe rilindësit e tjerë.

Megjithatë sipas tij mbas tre vitesh gjendja është tragjike, në përkeqësim të vazhdueshëm.

Postimi i plotë

Kryeministri i realizon premtimet vetem ne 3D, kjo vlen edhe per ujin e Bashkise se Libohoves.

Tre vjet me pare, gjate fushtes per zgjedhjet lokale, Kryeministri dhe Kryetarja aktuale e Bashkise se Libohoves (shto edhe Ministren e Kultures), premtuan per te gjithe ate Bashki 24 ore uje te pijshem.

Mbas tre vitesh gjendja eshte tragjike, ne perkeqesim te vazhdueshem.

Asnje investim real ne ujesjellesin 50 vjecar te atyshem, ne depot e ujit e ne pjeset e rjetit.

Ne fakt edhe mirembajtja, pastrimi i depove, kontrolli i cilesise se ujit etj, jane ne “pike te hallit”!

Fryrja artificiale e tej skajeshme e administrates ne ate Bashki, keqperdorimet, pa aftesia, kane bere qe edhe punonjesit e ujesjellesit te mos paguhen rregullisht, apo kane krijuar probleme te medha me pagesat e energjise, qofte dhe per sistemet e pompimit te ujit, te domosdoshme keto per pjeset e siperme.

Keto dhe lejimi i shperdoruesve rilindas apo korruptiv te ujit, ka bere qe koha e furnizimit me uje ne ato pjese te Libohoves te mos arrije 60 minuta ne 24 ore dhe te Nepravishtes te jete ne 15-30 minuta.

Per dijeni, pjeset e poshteme te tyre furnizohen kryesisht me renie te lire nga tubat e vendosura individualisht nga vete qytetaret prej burimeve natyrore, kryesisht prej burimit te Zhepes, por qe tashti ne vere....

Nga ana tjeter e per rrjedhoje jo vetem sasia, por dhe cilesia e siguria e ujit ka prekur nivele te frikeshme edhe per shendetin, vecanerisht kjo ne Bulo.

Dhe te mendosh se kjo ndodh ne Libohoven e tej pasur ne burime ujore, lehtesisht te shfrytezueshme!!

Dikush duhet te pergjigjet per kete katastrofe, qofte edhe shendetesore kjo!

Modifikuar më Diel, 02 September 2018 09:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...