“Rama, 11.3 miliardë lekë për luks, aq sa është fondi për ndihmën ekonomike”

Diel, 02 September 2018 13:05

Lealba Pelinku, Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion në Partinë Demokratike, në një konferencë për shtyp në selinë e PD-së, deklaroi se vetëm për vitin 2018 qeveria e tepsisë Rama, ka shpenzuar 25 milionë euro për blerje apo qira makinash për zyrtarë e qeveritarë.

Sipas saj kjo është qeveria që në vetëm 8 muaj të këtij viti ka shpenzuar 11.3 miliardë lekë, aq sa vlera e Ndihmës Ekonomike në Buxhet, vetëm për serviset e luksit të automjeteve të qeveritarëve.

Deklarata e plotë

Ndërsa Shqipëria kryeson turpshëm listën e vendeve të varfëra, qeveria Rama për pesë vite ka vazhduar praktikën e shtimit të luksit për interesa personale, praktikën e shpërdorimit të parasë publike për luksin personal.

Rama urdhëroi shpërdorimin e miliarda lekëvevë marra borxh nga FMN, duke i kthyer në bojë për fasada, duke rritur borxhin publik në kufijtë më të lartë në histori.

Por nuk grabitja nga korrupsioni nuk ndalet me miliardat në të ashtëquajturën rilindjen urbane.

Vetëm për vitin 2018 qeveria e tepsisë Rama, ka shpenzuar 25 milionë euro për blerje apo qira makinash për zyrtarë e qeveritarë. Ndërkohë që prej vitit 2014 kjo vlerë shpenzimesh luksi kap shifrën marramendëse prej 61.2 milionë euro.

Sa më shumë shfleton fletoret e buletinet e tenderave publik, aq më shumë tmerrohesh nga skandali në të cilin është përfshirë kjo qeveri dhe kjo mazhorancë.

Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga vetë qeveria, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shpenzuar nga buxheti i tij, 88 milionë lekë për një limuzinë Sedan, ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Turizmit, një tjetër çerdhe korrupsioni e Edi Ramës, ka shpenzuar 100 milionë lekë për 1 automjet të vetëm.

Këto dy institucione janë vetëm disa nga lista e gjatë e atyre segmenteve të qeverisë që abuzojnë, keqpërdorin paratë e shqiptarëve, ndërkohë që 38% e shqiptarëve kanë shpenzuar më pak për ushqimet e tyre e të fëmijëve të tyre.

Kjo është qeveria që në vetëm 8 muaj të këtij viti ka shpenzuar 11.3 miliardë lekë, aq sa vlera e Ndihmës Ekonomike në Buxhet, vetëm për serviset e luksit të automjeteve të qeveritarëve.

Në vetëm 8 muaj 20 miliarde lekë i janë hequr shqiptarëve për të blerë a marrë me qira automjete me specifikime që sheikët dhe bosët e mafies ia lejojnë vetes. Kjo sepse zyrtarët e Ramës së charterave, duhet të udhëtojnë si turistë klasi nga një qytet në tjetrin, duke dhënë spektaklet e radhës me një popull që nuk ushqen dot fëmijët e tij dhe që i largon ata nga bankat e shkollës.

113 milionë lekë automjet Sedan blen Kuvendi i Shqipërisë pa iu dridhur dora, ndërkohë që nuk ka parà për të persekutuarit e pronarët e nëpërkëmbur.

Kjo është keqqeverisja që Edi Rama dhe banda e tij në pushtet I ofron sot shqiptarëve. Ndaj Partia Demokratike, fton qytetarët, gjithë ata që ende kanë shpresë se ky vend meriton më të mirën, ti thonë stop qeverisë që vjedh ndihmën ekonomike dhe e kthen në luks për qeveritarët.

Partia Demokratike, me ardhjen e saj në pushtet do të hartojë një legjislacion që jo vetëm I jep fund kësaj grabitje, por që do të vendosë para ligjit çdo zyrtar, nga Edi Rama deri tek më I thjeshti firmëtar tenderësh, PPP-shë  apo koncensioni korruptiv në këtë vend.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...