Mbaruan pushimet, të hënën sesioni i ri parlamentar. Çfarë pritet të ndodhë?

Diel, 02 September 2018 16:10

Pas një qetësie prej më shumë se 4 javësh, politika pritet t’i rikthehet zhurmës këtë të hënë.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka firmosur tashmë urdhrin për të nisur sesionin e ri parlamentar të hënën e parë të shtatorit, siç e kërkon edhe Kushtetuta. Seanca e parë plenare, që është vetëm ceremoniale, pritet të nisë rreth orës 17:00.

Por, në selitë e partive politike kryesore lëvizjet pritet që të nisin që në orët e para të ditës. Socialistët do të nisin punë herët, me një mbledhje Kryesie të parashikuar për në orën 9 të mëngjesit të së hënës. Në fokus janë përgatitjet për garën e ardhshme elektorale.

Në këtë sens, pritet që Kryesia të zyrtarizojë thirrjen e Asamblesë Kombëtare për të premten e 7 shtatorit. Në këtë mbledhje, kryeministri Rama do të vendosë përfundimisht nëse do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar, ndonëse burimet nga PS tregojnë se ka pak gjasa që kjo të ndodhë.

Nga ana tjetër, në selinë blu Lulzim Basha do të takojë aleatët e tij dhe do të mbledhë grupin parlamentar të PD-së rreth orës 10. Ai nuk ka pranuar të tregojë cila do të jetë qasja e demokratëve me Parlamentin, institucion me të cilin selia blu ka pasur një marrëdhënie të kushtëzuar gjatë muajve të fundit.

Sinjalin e parë, PD do ta japë mesditën e së hënës, kur do të shihet nëse do të shkojë apo jo në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku miratohet edhe kalenderi i punimeve të Kuvendit. Sipas një draftkalendari që ka dalë në media, mazhoranca parashikon që më 13 shtator të kalojë në seancë dekretin e presidentit Meta, që ktheu për rishqyrtim ligjin që i hap rrugën projektit të ri të Teatrit Kombëtar, duke shembur godinën ekzistuese.

Ndërkohë që mazhoranca e ka të bërë publik që në korrik se do ta rrëzojë dekretin presidencial, opozita ka paralajmëruar se e konsideron këtë kapërcim të një “vije të kuqe”./TCH

Modifikuar më Diel, 02 September 2018 16:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...