Partitë mbledhje para fillimit të përballjes në Parlament

Hënë, 03 September 2018 09:02

Në prag të nisjes së sesionit të ri kuvendor  PD në orën 10:00 do të zhvillojë një takim me aleatët dhe grupin parlamentar. Kjo pritet te jetë nisja e hedhjes në letër të strategjisë së paralajmëruar të opozitës për reagime të fortë në parlament dhe përballje pa kompromise me qeverinë.

Ndërkohë që PS pritet të mbledhë në orën 09:00 të paradites Kryesinë e Partisë, ku përveç diskutimeve për sesionin e ri do të diskutojë  dhe rendin e ditës për Asamblenë që mbahet të  premten e 6 shtatorit, ku do të analizohet performanca e qeverisë.

Në orën 12:00, kryetari i Kuvendit do të thërrasë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, për të diskutuar punën dhe kalendarin 3 javor. Konferenca e Kryetarëve do të rikthejë debatin për Teatrin e ri Kombëtar, ku në bazë të programit me 13 shtator parashikohet që dekreti i Presidentit të kalojë për votim në seancën plenare.

Ky moment pritet të tensionojë marrëdhëniet mazhorancë-opozitë, ndërsa Lulzim Basha disa ditë  më parë  vendosi vijën e kuqe, duke paralajmëruar prerë PS se në qoftëse  e rikalon ligjin për Teatrin do të sjellë përplasje civile.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...