Kufijtë e Kosovës/ Gjosha përshëndet deklaratën e Michael Roth

Hënë, 03 September 2018 15:44

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha, ka përshëndetur deklaratën e Ministrit të Shtetit për Evropën në Gjermani, Michael Roth, mbi çështjen e kufijve ngritur mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në “facebook”, Gjosha shkruan se vizioni i Europës është një bashkëjetesë mes kulturave e traditave pa mure e kufij.

Postimi i plotë:

Dëshiroj të përshëndes deklaratën e Ministrit të Shtetit për Evropën në Gjermani, Michael Roth, mbi çështjen e kufijve ngritur mes Kosovës dhe Serbisë. Vizioni Evropian është në realitet ai i bashkëjetesës mes kulturave dhe traditave të ndryshme pa mure dhe pa kufi. Çdo përpjekje për ridizenjim kufijsh është përpjekje për të shkatërruar të ardhmen evropiane të rajonit tonë!

Login to post comments