Vrasje dhe rrëmbime mafioze në Shkodër, opozita kërkon shkarkimin e kupolës së policisë

Hënë, 03 September 2018 17:37

Opozita e bashkuar kërkon largimin e menjëhershëm të Drejtorit të Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati. Kërkesa vjen pas situatës së përkeqësuar të rendit dhe sigurisë në Shkodër ku vrasjet mafioze dhe rrëmbimet e denoncuara kanë tronditur qytetin. Kreu i PD-së Lulzim Basha ka kërkuar largimin e Drejtorit të Policisë së Shkodrës dhe kupolës drejtuese të kësaj drejtorie. Në vetëm 3 muaj 6 persona u vranë dhe 2 janë ende të zhdukur.

Kreu i PD u shpreh më tej se një lagje e Shkodrës, nuk lëvizet dot lirisht si të jemi në gjendje lufte. Kontrollin e kanë bandat kriminelët dhe jo shteti

“Dhe sot kam një thirrje, për drejtorin e policisë së qarkut: Jep dorëheqjen dhe largohu menjëherë ose do jesh fajtor si Rama e Xhafaj. Nëse nuk ta mban të thuash të vërtetën, nëse nuk guxon të godasësh bandat e kriminelët, atëherë e vetmja që të shpëton është largimi. Krimi ju ka marrë kalanë nga brenda. Ju ka marrë ministrin e brendshëm” tha Basha.

Vijon...

Modifikuar më Hënë, 03 September 2018 21:09
Login to post comments