Parashikimi i yjeve, cilës shenje po i troket dasma në derë

Hënë, 03 September 2018 19:57

Një lidhje e bukur midis Afërditës dhe Mërkurit do ta bëjë jetën tonë më të mirë.

Me ndjesinë e cilësisë, të vlerës dhe të bukurisë do kemi mendime më të bukura dhe paqësore. Me sjellje diplomatike do shmangim përballjet dhe provokimet. E bukura do na joshë pavarësisht ditëve të vështira që kemi kaluar. Jeta sociale, diskutimet, takimet, marrëveshjet do jenë prezente, parashikon astrologe Meri.

Më poshtë parashikimi për çdo shenjë:

Dashi do arrijë një marrëveshje në një veprimtari private, por edhe një dakortësi apo martesë në jetën personale.

Demi do gjejë një punë që e kënaq, por ka mundësi edhe të bëjë një biznes familjar apo një shitblerje të mirë.

Binjakët do kenë një lajm të mirë pune dhe ligjor por edhe një takim të bukur në jetën erotike ku nuk do mungojë një vendimarrje.

Gaforrja do çlirohet nga pengesat emocionale, do shprehet dhe do ketë një mundësi më të mirë ekonomike për të bërë një blerje që i forcon pozitat në familje.

Luani do ketë takime dhe lajme të rëndësishme në lidhje me planet dhe punët e tij si edhe një takim apo sqarim në jetën personale.

Virgjëresha do arrijë një marrëveshje të mirë ekonomike, do dalë nga pasiguritë dhe ankthet personale duke qenë më e fortë.

Peshorja do ruajë diplomacinë e vet, do ketë një jetë sociale të suksesshme, por edhe njohje e prezantime shumë të mira.

Akrepi do triumfojë në një çështje pune dhe karriere ku tashmë do ndihet se ka ardhur koha për biseda të qendrueshme dhe kontrata.

Shigjetari do preferojë shoqërinë udhëtimet dhe zgjerimin e njohjeve duke i bërë vetes një reklamë shumë të mirë dhe duke i hapur perspektivë.

Bricjapi do triumfojë në një luftë antagoniste në lidhje me karrieren dhe ekonominë. Dita i rezervon surpriza dhe marrëveshje të mira.

Ujori do çlirohet nga pengesat ligjore dhe kontaktet e tij do ta çojnë drejt finalizimit me sukses të një bashkëpunimi apo një marrëveshje.

Peshqit do fitojnë një punë në ditën e sotme dhe një çështje ekonomike të cilën kishin kohë që e prisnin. Në jetën personale kanë takim të mirë.

Login to post comments