Nga Kreshnik Çollaku
Neper librat e historise pak na e kane mesuar nje fakt qe ka lidhje me nje nga momentet me dramatike te historise tone kombetare.
Fakti eshte se pergjate punimeve te Konferences se Londres,nje shekull me pare,pikerisht aty ku u coptuan kufijte shqiptare..,ata,shqiptaret u paraqiten dhe iu drejtuan Konferences me disa delegacione.
Cdo delegacion shqiptar pretendonte se vetem ai perfaqesonte interesat e ligjshme te shqiptareve dhe se vetem me te Konferenca duhet te dialogonte.
Perplasje,intriga,rivalitete,aleanca me te huaj e plot meskinitete provinciale shoqeruan kete perpjekje idiote shqiptare per portagonizem nje shekull me pare.
Rrezultati tashme dihet.
Konferenca nuk perfilli asnjerin prej tyre (e si mund te ndodhte ndryshe??)..dhe tokat shqiptare u copetuan,copetim te cilin e trashegojme sot.
Situata duket e ngjashme me ate cka po ndodh sot..nje shekull me pas.
Duket se tema e kufijve te shqiptareve ne Ballkan eshte rihapur..
Vesi,difekti,fataliteti koketrashe i sjelljes se shqiptareve duket se po rikthehet si nje Dejavu dramatike historike.
Shqiptaret po sillen te ndare e te percare mes vetit per ceshtjen me jetike te ekzistences se tyre,Kufijve.
Serish rivalitete,serish intriga,serish aleanca me te huaj kundra njeri tjetrit.
Ajo cka po ndodh sot ne parlamentin e Kosovesdhe dhe qe duket se rrezikshem mund te profilohet si model sjellje ne periudhen qe po afron eshte #Percarja fatale e provinciale mbi ceshtje madhore...te cilen nuk e paskemi hequr qafe edhe pas nje shekulli.
E nese bejme te njejtat gabime edhe pas nje shekulli eshte e pamundur te mos marrim te njejtat rrezultate.
Mos harroni nje shekull me pare na coptuan pse ishim te ndare e percare.
Pas nje shekulli eshte Krim Historik te bejme te njejtin gabim.
Ndaj nuk ka asnje alternative pervese Unitetit per Kufijte e Kombit...,cdo gje pervec kesaj eshte marrezi ose tradheti kombetare.