Deputeti i PD Tritan Shehu kishte një takim me senatorin francez Oliver Cadic me të cilin diskutuan disa ceshtje te rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve nderparlamentare midis dy vendeve si dhe problemet e mëdha tona penguese ne rrugën e integrimit, qe po dëmtojnë jo vetëm vendin tone, por qe po shqetesojne thelle edhe partneret. Njoftimi jepet nga vet z.Shehu në rrjetin e tij social FB
Ja cfarë shkruan Tritan Shehu në FB
Sot kisha një takim miqësor e te frytshëm me Senatorin e Frances z. Oliver Cadic.
Ne këtë takim ku mori pjese dhe Ambasadorja franceze ne Tirane Zj. Christina Vasak, diskutuam disa çështje te rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve nderparlamentare midis dy vendeve tona, gjë për te cilën ka shume hapësira e një vullnet absolutisht pozitv.
U bisedua gjithashtu për problemet e mëdha tona penguese ne rrugën e integrimit, qe po dëmtojnë jo vetëm vendin tone, por qe po shqetësojnë thelle edhe partneret tanë, midis te cilëve edhe Francen mike, si kriminaliteti, trafiqet, korrupsioni etj, te cilët kane krijuar edhe një rritje te madhe te kërkesave për azil.
Shkëmbyem gjithashtu mendime edhe për ceshtjet Rajonale, rrugën europiane e drejt NATO te Ballkanit Perëndimor, stabilitetin e tij, ku unë theksova qarte se rruga vetme e sigurte është ajo e cvleresimit te kufijve gjate procesit te integrimit, duke ruajtur teresine territoriale, për te shkuar te “zerimi” i tyre me aderimin ne BE.