Situata e rëndë me krimin, opozita pas Shkodrës shkon në Elbasan

E Enjte, 06 September 2018 09:04

Partia Demokratike do të bojkotojë edhe sot Parlamentin, për të qenë në Elbasan, qytet që, sipas demokratëve, njësoj si Shkodra dominohet nga bandat e lidhura me qeverinë.

Në orën 10:00 grupet parlamentare të opozitës së bashkuar do të jenë në Elbasan në një tjetër seancë të jashtëzakonshme. Burime nga selia blu bëjnë me dije se opozita do të vijojë marrëdhënien e kushtëzuar me Parlamentin për aq kohë sa bandat po terrorizojnë qytetarët në të gjithë Shqipërinë.

Takimi i opozitës së bashkuar do të mbahet në “Hotel Skampa” dhe në të do të marrin pjesë krahas deputetëve të PD-së edhe deputetët e partive të tjera opozitare në Parlament. Demokratët kanë vendosur të mbajnë marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin, për aq kohë sa nuk ka një reagim të fortë nga qeveria për ngjarjet e fundit kriminale.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi disa ditë më parë nga Shkodra se kufiri mes qeverisë dhe krimit është shuar dhe Rama bashkëpunon hapur me përfaqësues të botës së krimit.

“Kufiri midis krimit dhe qeverisë është shuar përfundimisht. Edi Rama bashkëpunoi haptazi me kriminelët në qytetin e Shkodrës në zgjedhjet e vitit të kaluar, bashkëpunoi haptazi me familjen kriminale Bajraj, që e ka kthyer Dobraçin në një ‘no go zone’, si të ishim në një luftë ballkanike dhe tani ka humbur çdo fuqi dhe çdo mundësi për të imponuar ligjin dhe rendin. Situatën e kontrollon krimi i organizuar. Shqipëria nuk qeveriset më! Nuk ka më Kryeministër! Kryeministër janë banditët! Ministër i Brendshëm janë banditët”, deklaroi kreu i PD-së.

TAKIMI

Por veç grupeve parlamentare të opozitës, në Elbasan në një tjetër takim do të jetë edhe Kryeministri Edi Rama. Sipas njoftimit zyrtar, kreu i qeverisë do të zhvillojë një takim me mësuesit e gjimnazeve “Dhaskal Todri” dhe “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. Në një tur në disa qytete të Shqipërisë, Kryeministri Rama ka shpërndarë libra falas për fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e katërt.

Sipas Ramës, qeveria brenda mandatit të saj të dytë do të sigurojë libra falas për të gjithë fëmijët e sistemit të detyrueshëm. Ndërkohë, opozita ka akuzuar Ministrinë e Arsimit në lidhje me tekstet që po shpërndahen, duke ngritur pretendimin se ato nuk do të jenë falas, por duhet që të mos shënjohen nga fëmijët pasi do të kthehen sërish në fund të vitit shkollor. panorama

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...