Partia Demokratike ka reaguar lidhur me statistikat e kryeministrit Edi Rama, mbi vrasjet në Shkodër.
PD ka publikuar grafikun, ku sipas saj tregohet zbulueshmëria e krimeve.
Nga 18 vrasje të ndodhura në 2010-ën, sipas PD-së janë zbuluar plot 16, ndërsa në 1018-ën nuk është zbuluar asnjë autor për 7 vrasje të ndodhura.
“Gjysëm të vërtetat janë gjithmonë gënjeshtra!
Edi Rama fshihet pas statistikave të vrasjeve ndër vite në Shkodër, por nuk tregon zbulueshmërinë e krimit në Shkodër.
E vërteta është se:
Në vitin 2010 është zbuluar 89% e vrasjeve.
Në vitin 2018, që Rama e fsheh nga grafiku i tij, zbulimi i krimit êshtë zero.
Me Edi Ramën krimi nuk ka ndëshkim!
Çlirimi i qeverisë nga krimi ështe prioriteti madhor i shoqërisë sot.”, thuhet në njoftimin e PD-së.