A do shkonte sot Kryeministri Edi Rama në Shkodër? Dje në të gjitha mediat, të majta apo të djathta, u bë publik ky lajm, madje edhe axhenda e tij e detajuar atje, e njëjtë nga të gjithë.
Sot qytetarët e Shkodrës, të informuar për vizitën e tij, ishin organizuar me protesta ku në krye ishin eksponentë të rëndësishëm të Partisë Demokratike
Nga zyra e Kryminsitrisë u dha lajmi se, Rama nuk e kishte patur në mend të shkonte në Shkodër dhe se, kjo ishte një shpifje e Partisë Demokratike.
Lidhur më këtë argument, “hapur.al” pyeti Kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, zonjën Voltana Ademi, nëse Bashkia Shkodër ka patur dijeni për vizitën e Ramës. Ja çfarë thotëe ajo:
“Bashkia Shkodër ka patur informacion për organizimin e aktivitetit tek Shkolla e Mesme Profesionale ‘Arben Broci’. Për axhendën apo praninë e kryeministrit në event sikurse të gjithë, jemi informuar përmes mediave se do të jetë sot në Shkodër.Po përmes mediave, sot mësuam se ka anuluar vizitën. Nga mediat, kemi mësu po ashtu se Kryeministria ka thënë se nuk e ka patur në plan të jetë në Shkodër.Se kush gënjen, kush thotë të vërtetën, mund ta investigojnë mediat. Por një gjë është e sigurtë: lajmi për vizitën e Ramës në Shkodër, nuk ka dalë nga PD Shkodër”, – thotë Ademi.
Lidhur me aktivitetin që do bëhej tek shkolla “Arben Broci”, Ademi tha se, nuk ishte e pranishme aty pasi ishte në protestë, por nga mediat ka mësuar se aty ishin Ministrat Ahmeti, Bushati dhe deputeti Sterkaj. /Hapur.al