Shendetësia sistem i kalbur, nën diktatin e firmëtarit të koncesioneve

Premte, 07 September 2018 13:34

Deputetja dermokrate Orjola Pampuri ka reaguar në lidhje me situaten në të cilen gjendet sistemi shendetësor në Shqiperi. Në një shenim në rrjetet sociale ajo shkruan se “sistemi shedetësor është sistem i kalbur në çdo qelize, me mjekë heronj që përballen çdo ditë me kushte skandaloze në vendin e punës”.

Deputetja demokrate ka bërë një bilanc statistikor të gjendjes së mjerueshme ku gjendet sistemi shendetësor i vendit tonë.

Ja shenimi i plotë në facebook i deputetes Pampuri:

Sistemi shendetesor nuk eshte ekran per shoë, por jeta e qytetareve. Nuk eshte ekrani ku me disa kolore ndryshon realitetin, por eshte mejdani qe te nxjerr te palarat ne shesh....

Shqiperia nuk eshte qendra e Tiranes, por shume me shume se kaq. E nese shetisim ne qarqe te ndryshme nga veriu ne jug, qendrat shendetesore jane ne dite te hallit. Qytetaret denoncojne per mungese kushtesh, mungese medikamentesh dhe mbi te gjitha shpesh nuk ka mjeke, por sherbimin e ofrojne vetem infermieret. Nese do te pesosh nje incident ne Orikum, ku do te te duhet te besh tetanozin, qendra shendetesore e parikonstruktuar prej vitesh, nuk ta ofron tetanozin, madje te sugjeron ta blesh vete. Per te mos folur per qendrat shendetesore ne fshatra e komuna, ku ne shumicen e rasteve jane te mbyllura, por edhe nese ndonje dere qendron hapur, mezi qendron ne kembe, e brenda ska asnje kusht apo medikament.

Sot jemi vendi me numer me te vogel mjekesh per banor, kemi 1.1 mjeke per 1000 banore, kundrejt 3.5 mjeke per 1000 banore qe ka Maqedonia, apo 4.1 mjeke per 1000 banore qe kane vendet e Europes.
Jemi vendi ku raporti i mjekeve qe largohen, per shkak te pensionit, kundrejt specialisteve te rinj qe perfshihen ne sistem, kjo edhe per shkak te numrit te madh te mjekeve e infermiereve te rinj qe largohen nga Shqiperia.

Zhvendosja vullnetare e mjekeve qe u trumbetua ne fillim, funksionoi thjesht si nje shoë sezonal. Perdorimi i incentives se shperblimit apo pagesave me te larta per mjeket qe do te punonin prane spitaleve rajonale ne rrethe deshtoi. Sot mungesa e specialisteve ne rrethe eshte me evidente se kurre.
Pacientet me kancer te mushkerise vuajne nga mungesa e herepashershme e kimiopreparatit tarceva.

Herceptina vjen serish me doza te pamjaftueshme dhe pacientet duhet te presin gjate per te kryer ciklet e kimioterapise.
Kjo e shume me keq eshte gjendja e sistemit shendetesor sot, ate qe ministrja sigurisht nen diktatin e firmetarit te madh te koncensioneve e PPP--ve, e shet si sukses te padiskutueshem. Rama e ministrja e tij nuk ngurron te permende check up- in, deshtimin me te madh te shendetesise ne keto vite.
Sipas raportimeve te KLSH, Fondi i sigurimit te detyrimit shendetesor, ka paguar 209.3 milione leke ose 1.7 milion euro fatura fiktive per kompanine koncensionare 3P Life, te klientrs se Edi Rames.
Gjate kontrollit te KLSH, ne Fondin Shendetesor eshte konstatuar se ky institucion ka likuiduar padrejtesisht, fatura te check up mr vlere 209.3 milion leke, ky dem vjen per faktin se Fondi i drtyrueshem shendetesor ka paguar para per kontrolle qe nuk jane ushtruar, ku rezultojne rreth 135 000 fatura fiktive, kundrejt 287 000 analiza te kryera, te deklaruara nga ministrja. Nje genjeshter e shemtuar por me kosto e cila rendon fort ne kurrizin e qytetareve. Ku ne menyre te sforcuar duke detyruar mjeket e familjes te njoftojne pacientet apo ata paciente kronike ose jo, qe paraqiten per te marre sherbimin shendetesor, ne kembim te tij te kryejne me detyrim check up- in. Kjo, shpesh duke shantazhuar edhe mjeket, nese nuk plotesonin numrin e pacienteve qe duhet te kryenin kete sherbim me pahir.

E gjitha kjo per te perfituar Rama dhe klientja e tij.
Sot trumbetohet, me deklarata mashtrimi punesimi i 1090 persona te cilet u perjashtuan nga skema e ndihmes ekonomike, gje qe eshte po aq i vertete sa ai i 300.000 vendeve te punes qe u premtua ne mandatin e pare te kesaj qeverie mafjoze. Por a ka tallje me te shemtuar, se kjo me qytetaret e varfer e ne nevoje? Kur po kjo qeveri dhe kjo ministri perjashtoi nga skema e ndihmes ekonomike 8 muaj me pare, rreth 30.000 familje. Dhe sot e shet si sukses punesimin e 1090 prej tyre, ku me shume mundesi perllogarit edhe largimin e disave prej tyre si azilkerkues, ashtu sikurse perllogarit uljen e numrit te papunesise, me largimin ne mase te profesionisteve.
E gjitha kjo me ngjason me nje drame ku vdekjen, ta ofrojne si opsion per te mbijetuar. Kjo eshte shendetesia sot. Thjesht nje sistem i kalbur ne cdo qelize, me mjeke heronj qe perballen cdo dite me kushte skandaloze ne vendin e punes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...