Braktisja e Torovicës nga papunësia, deputetja demokrate denoncon me video

Diel, 09 September 2018 15:29

Banorët e fshatit Torovicë të Lezhës shprehen të indinjuar për mungesën e investimeve në infrastrukturë, subvencioneve të fermerëve dhe largimit masiv të banorëve nga Shqipëria, veçanërisht fuqisë punëtore.

“Deputetja e zonës, Lindita Nikolla ajo e qeverisë, na pati premtuar që shumë shpejt do bëhet rruga, shumë më shpejt sesa do ta kujtosh ti. Por deri sot nuk ka asnjë lloj veprimi. Problem shumë shqetësues janë gurët që bien nga mali”, shprehet një banor.

Shqetësimin e banorëve të Torovicës e ndoqën nga afër deputetja e qarkut Lezhë, Lindita Metaliaj dhe kryetari i PD-së Lezhë, Paulin Marku.

“Qeveria ‘Rama’ në këto 5 vite e ka premtuar që në mandatin e parë që do ta ndërtonte rrugën, por realisht zero investime për Lezhën dhe kryesisht për zonën e Torovicës.

Fusha e Torovicës dikur ishte një fushë që prodhonte shumë, jo vetëm për zonën dhe për gjithë Shqipërinë, madje edhe për vendet e BE. Ndërsa sot në momentin që flasim fusha e Torovicës nuk prodhon më asgjë, madje as për nevojat jetike për vetë banorët e zonës: shprehet deputetja Metaliaj teksa i bën thirrje qeevrisë të kthejë vëmendjen tek këta banorë.

 

Login to post comments