×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Qeveria gënjeu BE-në/ Nishani: Tjetër moral për evropianët, tjetër moral për shqiptarët

Hënë, 10 September 2018 16:08

Ish-Presidenti Bujar Nishani nëpërmjet një statusi në Facebook ka denoncuar një tjetër skandal të qeverisë, e cila sipas tij e ka gënjyer Komisionin Evropian në lidhje me ligjin për Teatrin Kombëtar.

Postimi i plotë

Qeveria e Tiranës tjetër gjë i paska thënë Brukselit, e tjetër gjë ju thotë shqiptarëve.

Vetëm para pak ditësh i deklaruan popullit të vet se : “Nuk na pengon askush ta miratojmë menjëherë e përsëri ligjin, thjesht çështje ditësh për formalitetin në komisionin parlamentar”

Sot, Komisioni Evropian i nxjerr zbuluar. Brukselit i paskan deklaruar me përunjësi se : “do ta amendojmë (ndryshojmë) ligjin”.

Çfar qeverie !!!!

Tjetër moral për evropianët, tjetër moral për shqiptarët.

ni

Modifikuar më Hënë, 10 September 2018 16:09
Login to post comments