Rama ka ndërhyrë për përçarjen e Vetëvendosjes, Albin Kurti drejton akuza të forta

Hënë, 10 September 2018 18:01

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti një pjesë të fundjavës e kaloi në Tiranë. Përveç debateve për politikën e lartë, ai shfrytëzoi rastin për t’i ndërruar partnerët politikë. Me plotë gatishmëri atje e gjeti edhe Sali Berishën, me të cilin kaloi më së shumti kohë. Si duket, më qëllimin e qartë për t’i dërguar porosi Edi Ramës, të cilin në kryeqytetin shqiptar e akuzoi që ia shkatërroi partinë.

Albin Kurti gjeti si arsye çështjen e ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të zbarkuar në Tiranë. Atje me Sali Berishën kryqëzuan Hashim Thaçin për angazhimet me Aleksandar Vucic për ndryshim të kufijve. Por, si duket mesazhi kryesor që deshi Kurti të dërgojë nga atje ishe takimi me Sali Berishën dhe anashkalimi i Edi Ramës, me të cilin dikur kishte raporte të shkëlqyera.

Pikërisht Ramën, i cili dikur nuk hezitonte ta lavdëronte Kurtin publikisht, tani kreu i VV’së po e akuzon se ia shkatërroi Vetëvendosjen. Siç merr vesh Gazeta Express, për këtë Kurti, ndër të tjera ka përmendur raportet e Edi Ramës me Shpend Ahmetin, nëpërmjet të cilit i ka fryrë përçarjes në Vetëvendosje.

Ndryshe Gazeta Express takimi Kurti -Berisha në kryeqytetin shqiptar ka zgjatur disa orë pasi dy bashkëbiseduesit edhe kanë darkuar bashkë si dhe kanë kaluar kohë edhe në zyrën e Berishës.

Ndryshe, afria e Kurtit me Berishën interpretohet edhe si një strategji e Kurtit për ta rritur VV’në që iu nda në dysh muaj më parë

Berisha ende gëzon një simpati në Kosovë për shkak të raporteve të dikurshme me Ibrahim Rugovën. Më 17 shkurt të këtij viti, kur Sali Berisha kishte ecur në sheshin kryesor të Prishtinës, turma e kishte duartrokitur më shumë se çdo lider tjetër të Kosovës e Shqipërisë.

E popullaritetin e Berishës te kosovarët po provon ta shfrytëzojë pak edhe Albin Kurti, lideri i VV’së që ka pasur deri më tash lidhje speciale me Edi Ramën./Express

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...