Rrëzimi i ligjit të Teatrit nga ana e BE-së ka sjellë reagime të shumta gjatë ditës së sotme.
Kreu grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili është shprehur se qeveria e bashkia duhet ta mbyllin gojën.
‘Mbylleni gojën se jua shpifët të gjithëve’, shkruan Vasili në Facebook.
Reagimi i Petrit Vasilit:
BE foli, Ligji i Teatrit ra!! Ngushëllime Bashkisë dhe qeverisë
Ligji i teatrit ra. Po ra fare, fare.
Sepse edhe ligj special për vetëm një firmë të vetme siç bënë këta hajdutët e qeverisë e të bashkisë edhe garë të hapur për të gjithë firmat e interesuara siç thotë BE në letrën për teatrin kanë aq lidhje sa nata dhe dita.
Këta azganët u gafurrën si gjeli në pleh dhe tundën dynjanë që do të rrezonin dekretin e presidentit sa të hapej parlamenti, bile bashkia në histeri e sipër tha: ‘duroni dhe 40 dite’.
Ndërsa tani BE na tregon që këta po vetë qeveri e bashki qenkan gati ta ndryshojnë?!
Edhe jargaviten e gënjejnë e thonë na dha të drejtë BE pastaj.
Po a kanë turp, apo e kanë zanat ta hanë turpin me bukë, boll që ta rrjepin teatrin dhe milionat.
Mbylleni gojën se jua shpifët të gjithëve.
Ligji i teatrit ra, të rroni vete!!
Ngushëllime bashkisë dhe qeverisë!!