Meta takim me ministrin kosovar: Zhvillim pa mbrojtjen e mjedisit s’mund të ketë

Tuesday, 11 September 2018 16:09

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Fatmir Matoshi.

Në këtë takim ata kanë diskutuar për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit e sidomos për kujdesin që të rinjtë duhet të tregojnë ndaj tij.

Ky takim u bë publik nga Presidenti Meta përmes një postimi në ‘faceboook’.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë të takoja sot ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Z.Fatmir Matoshi.

Ndamë të njëjtin mendim se kujdesi ndaj mjedisit është përgjegjësia jonë ndaj gjeneratave të ardhshme.

Të gjithë së bashku, veçanërisht të rinjtë, duhet të kontribuojmë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, për një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm dhe të ruajmë si sytë e ballit resurset tona natyrore të jashtëzakonshme.

Zhvillim të qëndrueshëm pa mbrojtjen e mjedisit nuk mund të ketë.🇦🇱🇽🇰

Login to post comments