Një 55-vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri në Kuçovë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në lagjen “11 Janari”.
Viktima i identifikuar si shtetasi me iniciale Q. K., dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu në banesë.
Në momentin e ngjarjes, ai ka qenë vetëm.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.