Partia Demokratike ka zhvilluar sot homazhet e 20 vjetorit në nderë të Dëshmorit të Kombit, Azem Hajdari, liderit të Lëvizjes së Dhjetorit, që përmbysi diktaturën komuniste.
Në këtë ceremoni marrin pjesë përfaqësuesit e lartë të Partisë Demokratike, si kryetari Lulzim Basha, ish kryeministri Sali Berisha, deputetët dhe ish deputetë të selisë blu.
Po ashtu i ftuar është dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Në fjalën e saj të kësaj ceremonie përkujtimore, vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari tha se i ati i saj e nisi rrugëtimin e tij politiku kur ishte fare i ri.
Sipas saj ato që realizoi Azem Hajdari në 7 vjet, njerëz të tjerë nuk mund ti realizojnë dot as në 7 jetë.
“Azem Hajdari ishte fare i ri kur nisi rrugëtimin e tij politik për të mposhtur komunizmit. Ai në 7 vjet realizoi ato që njerëzit e tjerë nuk do të mund ti realizonin në shtatë jetë. Ëndrra e Azemit ishte Shqipëria si Europa. Arsyeja pse Azem Hajdari e mposhti komunizmin, ishte se komunizmi nuk kishte as respekt Atdheun dhe as për familjen”, tha Rudina Hajdari.