Edi Rama inauguroi sot me bujë të madhe atë që ai e quaj linja shqiptare e avionëve ‘Air Albania’,
Në një reagim në Facebook deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa thotë se ky është një mashtrim. Sipas tij, Air Albania nuk ekziston.
Statusi i plotë
Air Albania dhe MASHTRIMI i radhës i Edi Ramës
Air Albania nuk ekziston!
Nuk ka asnjë kompani të licensuar me këtë emër dhe nuk ka ende asnjë avion Air Albania të regjistruar me kodin shqiptar ZA.
Ne vend te “ëndrrës” per një linje ajrore shqiptare, kryeministri shiti sot nje avion turk, me kod ajror turk TC-LRJ, i cili erdhi nga Stambolli ne Tiranë si avion i Turkish Airlines.
Ne foto mund te shihni qarte kodin turk te avionit te pagezuar me emrin “Lasgush”, i cili sipas Flight Radar ka udhetuar nga Stambolli ne Tiranë TK6887.
Edi Rama na e bëri Lasgushin Turk……