PD: Policia është sjellë si bandë me familjen e të plagosurit në Rremas të Lushnjës

Saturday, 15 September 2018 13:18

Sekretari i Aksionit Qytetar, deputeti Ervin Salianji dhe Kryetari i PD se Lushnjës, deputeti Myslym Murrizi vizituan familjen e 77 vjeçarit Haxhi Lika, i plagosur në shtëpinë e tij nga policia në fshatin Rremas të Lushnjës. Familjarët e të moshuarit të pafajshëm, të goditur me plumb në kokë nga policia, treguan keqtrajtimin dhe ushtrimin e dhunës pa asnjë shkak.   


“Terror or burrë, terror. U thashë, aman ore çfarë ju kemi bërë, kush jeni? Çfarë doni nga ne u thashë”- u shpreh njëri prej familjarëve që tregonte dhunën e policisë, ndërsa e ema e moshuar qante.  

Gjyshja e familjes, me bashkëshortin e plagosur dhe fëmijët e dhunuar ishte akoma e tronditur nga dhuna e ushtruar nga policia në këtë familje që thotë se nuk ka asnjë lidhje me të kërkuarit nga policia.  

“Myslym Murrizi: Me këta dy persona që me demek janë në kërkim keni lidhje miqësore? I njihni? 

Nipi i të plagosurit: Jo, jo fare. Nuk e dimë fare. Nuk kemi lidhje farefisnore fare. As nuk i njoh, as nuk më njohin, çfarë të të them unë.” 

Dëshmitë e familjarëve nxorën në pah mashtrimin  e policisë se i plagosuri ka dalë në dritare i armatosur, një pretendim i pavërtetë përsa kohë ai e ka plumbin në kokë dhe jo në bark, siç duket nga lartësia e vrimave në mur.  

“Nipi i të plagosurit: Xhaxhai ka qenë shtrirë. Sa është ulur, e ka kapur në kokë. 

Myslym Murrizi: Në atë distancë që është, 1 metër, ka qenë në krevat, se po të ishte në këmbë, do ta kapte në bark plumbi jo në kokë.” 

Deputeti Ervin Salianji kërkoi ndjekjen penale të kujtdo që ka shkrpeur armën ndaj një qytetari të pafajshëm dhe ka ushtruar ndaj një familjeje të zakonshme, pa lidhje me krimin.  

“Kanë blinda ata në Vlorë. Përse nuk venë në Shkodër, përse nuik venë në Lushnje në qytet, me bandat e Aldo Bares. Përse nuk përballen këta në mënyrë të drejtpërdrejt me “Hakmarrjen për Drejtësi”, përse nuk përballen këta me vëllain e kryeministrit, po me bandat e vëllait të Ministrit të Brendshëm përse nuk përballen këta? Ata vijnë tek ju që jeni punëtorë, që punoni, që jeni të pamundur, sepse janë të pafuqishëm, janë të tredhur për t’u përballur me bandat ata.”-u shpreh Salianji 

Salianji tha se situata dramatike e sigurisë së qytetarëve sot mund dhe duhet të ndryshojë vetëm duke çliruar qeverinë nga krimi. 

“Ne po themi dhe ju po thoni, kemi thënë që Zoti na ruaj. Tani duhet të bëhemi zotër të vetes sonë. Me këtë qeverisje nuk ecet më. Këta janë banditë. Këta janë fiks ajo shprehja, që vijnë të vrasin natën dhe të qajnë ditën.”- tha Ervin Salianji. 


 

Modifikuar më Saturday, 15 September 2018 13:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...