Lumin e kritikave në postimet në Facebook nuk po e ndalon dot as stafi i paguar me taksat e shqiptarëve që Rama ka punësuar për profilin e tij në facebook. Inxhinierët e IT i gjurmojnë sinjalet nga vijnë numri më i madh i kritikave në postimet e kryeministrit Rama ku rezulton se një përqindje e madhe e tyre e kanë sinjalin nga vetë administrata.
Për të shmangur këtë Rama ka ngritur një grup pune për të ndaluar mbajtjen e celularëve në administratë.
Fillimisht, stafi i kryeministrisë, i cili është në funksion të facebook-ut të Ramës bllokonte kundërshtarët dhe personat që kritikonin Ramën me komentet e tyre. Një hap i lehtë për tu ndjekur fillimisht, por që tani është bërë e pamundur për shkak të numrit të lartë të kritikave ndaj qeverisjes.
Nga ana tjetër vazhdimi i bllokimeve të shqiptarëve çoi në ulje të numrit të ndjekësve të profilit të Ramës, dhe zëvendësimit të tyre me profile “fake”, aziatikë, arabë, etj.
Kjo u ndje shumë edhe në garën e transmetimit live në facebook të intervistës së kryeministrit të zhvilluar dy ditë më parë në Top Chanel. Edhe pse ka mbi 1 milionë ndjekës, Ramën në facebook e ndoqën vetëm 2.6 mijë profile.
Në ç’do postim të Ramës, qytetarët shpërthejnë në kritika dhe akuza ndaj kreut të qeverisë, duke shprehur edhe mosbesimin e tyre te politika.
Shikoni më poshtë:
Dhe për të parandaluar këtë , Rama kërkon të aplikojë censurën në administratë.