PDIU në opozitë / Basha: Të bashkuar i japim fund bashkëqeverisjes me krimin

Diel, 16 September 2018 12:55

Në prononcimin për mediat pas takimit me kryetarin e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet kryetari i Partisë Demokratike Basha tha se tashmë opozita është më e bashkuar dhe se misioni i saj është që ti jap fund bashkëqeverisjes me krimin.

“Opozita është me frontin më të gjerë, dhe më e angazhuar dhe më e fortë, pas konkludimit me sukses të bisedimeve me PDIU për të shërbyer interesin e qytetarëve në këtë moment kritik për Shqipërinë dhe shqiptarë.

PD dhe opozita e bashkuar kanë sot një mision jetik për çdo familje shqiptare, ti japin fund bashkëqeverisjes me krimin”, tha Basha.

Kreu i PD-së njoftoi gjithashtu se opozita do të ofrojë edhe vizonin e saj ndërsa i pyetur nëse afrimi i PDIU-së do të sjellë largimin nga koalicioni të PBDNJ-së, kreu i PD-së thekoi se “aleanca opozitare jo vetëm që nuk drejtohet kundër asnjë force por është platforma e duhur për të vijuar platformat që përfaqësojnë të gjitha partitë”.

Modifikuar më Diel, 16 September 2018 13:46
Login to post comments