×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mali i Zi i kthen përgjigje prokurorisë shqiptare: Saimir Tahiri ka udhëtuar me skaf drejt Italisë (Detajet)

Hënë, 17 September 2018 13:48

Është zbardhur përgjigja e Malit të Zi për prokurorinë shqiptare, lidhur me hetimet për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

Letërporosia zbulon detaje nga udhëtimet e Tahirit nga Mali i Zi me skaf drejt Italisë, si dhe personat që e shoqëronin ish-ministrin e Ramës në këtë udhëtim. Sipas letëpororisë skafi me të cilin udhëtoi Tahiri ishte në pronësi të një shtetasi shqiptar.

Po ashtu mësohet se nga ana e prokurorisë janë thirrur për t’u marrë në pyetje dhe personat që e shoqëronin Tahirin në udhëtimet jashtë Shqipërisë.

Kujtojmë se Tahiri akuzohet se ka bashkëpunuar me vëllezërit Habilaj dhe i ka ndihmuar ata në trafikun ndërkombëtar të drogës. Fillimisht për ish-ministrin është dhënë masa e arrestit me burg në shtëpi, masë e cila iu hoq më pas në Gjykatën e Apelit.

Prej kohës kur ka hequr dorë nga mandati i deputetit, Tahiri është përpjekur që të shmangë daljet për mediat, përveç ndonjë mesazhi të përcjellë mes fotosh në rrjetet sociale.

Ndërkohë në Gjykatën e Katanias vijon ende procesi ndaj bandës së Habilajve, ndërsa është liruar nga burgu ‘’financieri” Nazer Seitaj.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...