Punonte për mirëmbajtjen e rrugës, humb jetën i riu në Librazhd

Hënë, 17 September 2018 19:47

Një 24-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Librazhd. Mësohet se i riu me iniciale D. L., banues në Pogradec, punëtor i mirëmbajtjes së rrugës, ka mbërritur në spital pa shenja jete.

Sipas policisë dyshohet se i riu ka rënë në kontakt me energjinë elektrike por ende nuk është përcaktuar saktësisht shkaku i vdekjes.

 “Në spitalin e Librazhdit është dërguar pa shenja jete shtetasi D. L., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili ishte punëtor i mirëmbajtjes së rrugës, ku gjatë punës në fshatin Xhyre, Librazhd, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen”, deklaron zyrtarisht policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...