Nga Lorenc Luka
Prej disa kohesh për fatin e keq te Shqiptareve shfaqet me formën me te shëmtuar pamundësia e shkëputjes se kësaj maxhorance nga trashëgimia komuniste. Shfaqja e portreteve te diktatorit është mesazhi me i qarte i cenimit te kushtetutës dhe demokracisë se brishte shqiptare. Por rilindja nuk mjaftohet, ajo vazhdon me tej duke dërguar ne parlamentin e kartonëve te zhvlerësuar projektligje me efekte diskriminuese dhe pikërisht përsëri ndaj shtresës se përndjekurve politik duke shkuar deri përtej logjikes funksionale, ne heqjen e se drejtës se trashëgimisë nder breza me qëllimin diabolik qe ti paraqesin këto njerëz pa te shkuar, pa te tashme, pa te ardhme. Pikërisht janë këto forma te qarta te frikës, inferioriteti për te vepruar te paktën një here te vetme ne mënyrë humane dhe demokratike. Këto nuk janë asgjë me tepër se ligje për te diktuar një te ardhme qe nga forma dhe përmbajtja s'mund te jete veçse rikthimi ne diktature.