Ambasadori i ri i Katarit paraqet Letrat Kredenciale te Presidentit Meta

E mërkurë, 19 September 2018 10:37

Presidenti i Shqiperise Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Shtetit të Katarit në vendin tonë, zotit Ali bin Hamad Al-Marri.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe shprehu mirënjohjen për ndihmën e madhe financiare dhe mbështetjen e projekteve të shumta zhvillimore nga Katari në Shqipëri.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta, iu referua mbështetjes së dhënë gjatë përballimit të krizës së Kosovës në vitin 1999, por edhe për përballimin e fatkeqësive të tjera natyrore dhe vështirësive sociale në zona të ndryshme të vendit.

Duke iu referuar potencialeve të mirënjohura investuese të Katarit, Presidenti Meta, shprehu besimin se Ambasadori Al-Marri do t’i japë një shtytje të re bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe do të nxisë investimet e kompanive të  Katarit në Shqipëri. 

Interesi për bashkëpunim në fushën e transportit ajror, do t’i jepte një nxitje të mëtejshme këtyre investimeve, por edhe shkëmbimeve turistike e do të rriste kontaktet e drejtpërdrejta midis dy vendeve -  nënvizoi Presidenti Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...