“Torta” e qeverisë që nuk i ëmbëlsoi fjalët e ministrit të jashtëm gjerman...

E mërkurë, 19 September 2018 15:07

Nga Edi Paloka

“Torta” e qeverise qe nuk i embelsoi fjalet e ministrit te jashtem gjerman...
Sot ne ministrine e jashtme , ministrit te jashtem gjerman, qe eshte per vizite zyrtare ne Shqiperi, i ben nje “surprize”; nje torte dhe urime per ditelindjen pak sekonda perpara se ai te bente deklaratat e tij per mediat.
Ne dukje nje xhest fisnik e per tu pershendetur, ne fakt ky eshte nje akt tipik i Rames qe pasi shkel me kembe cdo detyrim qe ka ndaj BE , perpiqet ti “embelsoje” te huajt me menyra te ndryshme ( duhet pranuar qe ne disa raste dhe i ka ecur). Po me gjermanet , te majte apo te djathte, duket se nuk i ecin metodat e tij prej anadollaku.
Maas , perfaqsues i se majtes (SPD) ne qeverine gjermane eshte gjithashtu mik i se majtes shqiptare. Sigurisht ai e mirepriti dhe falenderoi me xhentilese per “surprizen” qe ju be pak hapa larg podiumit te konferences, por kjo nuk ja “embelsoi” fjalet per qeverine shqiptare dhe detyrimet e saj te paplotsuara.
Maas u shpreh qarte perpara Rames se “BE nuk eshte vetem fjale, duhen permbushur kushtet”.
Madje , duket se qendrimi i qeverise gjermane, ka detyruar dhe punonjesin e Rames ne ministri te jashtme, Bushatin, te pranoje me gojen e tij publikisht se si ne shume raste te tjera, i genjyen shqiptaret kur ju thane se ceshtja e hapjes se negociatave ne qershor te 2019 eshte ceshtje e mbyllur. Bushati sot u detyrua te pranoje se hapja e negociatave “do jete nje proces i veshtire”.
Ne fakt e di cdokush me sado pak informacion, qe hapja e negociatave me kete qeveri , tashme eshte nje mision i pamundur sepse Rama jo vetem qe nuk ka ndermend te plotsoje ndonje nga kushtet qe vazhdojne ti shtohen, por po ecen ne drejtim krejtesisht te kundert.
Shpresa se do arrije te “embelsoje” kedo, sic ka bere me disa ambasadore, per fatin e tij te keq dhe fatin e mire te shqiptareve, i ka plasur ne dore. Atij qe eshte mesuar te lyej me boje cdo gje, tanime i ka dale boja...

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...