"Air Al-Rama", 100 pensionistët e lumtur dhe 3431 pensionistët që zvarriten në Gjykata

E mërkurë, 19 September 2018 17:51

Sot ishte një lajm i gëzuar se kryeministri Edi Rama ka çuar me avionin e quajtur shqiptar (vetëm 10% e aksioneve janë të shtetit shqiptar) 100 pensionistë. Rama e publikoi këtë si një arritje e madhe e tij, sigurisht ka gëzuar 100 pensionistë të cilët kanë përfituar nga zemërgjerësia e Ramës dhe kanë parë e shëtitur disa rrugë të Stambollit.

Nëse herën e parë zgjodhi të dërgonte 100 studentë të ekselencës, pjesa më e madhe anëtarë të FRESSH-it socialist, fati këtë herë u ra pensionistëve.

Një kategroi shqiptarësh që me të drejtë duhet të tregojmë një vëmendje të veçantë. Dhe Rama pretendon se sot ia ka arritur.

Por, a mund të quhet arritje nëse 100 pensionistë përzgjidhen për propagandën e kryeministrit ndërsa me mijëra të tjerë enden nëpër Gjykata si shkak i ndërprerjeve të pensionit nga institucionet që Rama vetë i drejton, Instituti i Sigurimeve Shtetërore.

Në një kërkim të thjeshtë në Gjykatën Administrative, vendi ku depozitohen paditë ndaj institucioneve rezulton se janë 3431 dosje, pensionistësh që enden prej 4 vitesh në gjykatë.

pensionet.jpg

(Kërkim në faqen e Gjykatës Administrative për çështjet e pensionit)

Kryesisht të paditura janë Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore me një hartë që nis nga Tirana, Lezha, Durrësi, Elbasani dhe një seri qytetesh të tjera. Problematikat që hasen më shpesh duket se kanë të bëjnë me rillogaritjen.

Shumica e individëve që kanë çuar dosjen në derën e gjykatës kundërshtojnë masën e pensionit që u është caktuar sipas llogaritjes fillestare nga secila drejtori. Pretendimi i tyre është se kjo masë është caktuar më e ulët sesa duhet të ishte përfitimi real dhe për këtë duhet të bëhet rillogaritje.

Mes të tjerave pensionistët kërkojnë edhe shlyerjen e diferencës që u është mbajtur në mënyrë të padrejtë gjatë periudhës që kanë marrë pensionin në masën e reduktuar si dhe aplikimin mbi këtë vlerë të interesave.

Një tjetër problem që haset në dosje është ajo e mungesës së njohjes së vjetërsisë për periudha të gjata kjo më evidente për ata që kanë punuar në bujqësi dhe që në shumë raste kanë paguar kontributet në mënyrë kumulative për disa vite pas disa vendimeve nxitëse të qeverisë së asaj kohe.

Në shumë raste pagesat edhe pse pretendohet se janë bërë nuk janë gjetur nga ana e Drejtorive Rajonale të Sigurimeve duke sjellë kështu një ulje të dukshme të masës së pensionit.

Kundërshtimi i daljes së parakohshme në pension apo pensione suplementare që lidhen me kategori të veçanta si ushtarakët sërish kanë shfaqur problemet e tyre dhe kjo ka bërë që listës së padive t’i shtohet edhe kjo kategori.

Dhe mjafton vetëm kaq të kërkojmë dhe propaganda e 100 pensionistëve të lumtur të Ramës të bjerë. 55news.al

Screenshot_3.jpg

Modifikuar më E mërkurë, 19 September 2018 22:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...