Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është takuar sot me Kryetaren e Forumit te Grave të PPE, ish Doris Pack.
Meta shkruan në Facebook se Pack është një mike e shqiptarëve dhe ka një lidhje të veçantë me Shqipërinë.
“Kënaqësi e veçantë sa herë takohem me miken time dhe të shqiptarëve, Doris Pack.
Energjia e saj e pashtershme dhe lidhja e veçantë me Shqipërinë, frymëzojnë gjithnjë për më shumë punë e bashkëpunim për ta çuar vendin përpara drejt Europës së Bashkuar”, shkruan Presidenti Meta.