Një punëtor ndërtimi ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti pune në një xhami në Gjirokastër, ai është rrëzuar nga skela.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në lagjen "Pazar", ku shtetasi Ilirjan Muçollari ka rënë nga 10 metra lartësi.
"Shtetasi I.M, 55 vjeç, banues në Gjirokastër, duke punuar për rikonstuktimin e një xhamie në lagjen "Pazar" është rrëzuar nga skela e për pasojë ka marrë dëmtime të shumta trupore" thotë policia.
I plagosuri është shoqëruar në spitalin rajonal "Omer Nishani" për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Gjendja e tij shëndetësore mësohet se paraqitet e rëndë, pasi 55-vjeçari ka thyer gjymtyrë dhe ka pësuar fraktura.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.