Një 56-vjeçar ka humbur jetën një ditë më parë në Elbasan në një ngjarje aksidentale, bënë me dije burime zyrtare nga policia lokale, shkruan Panorama.
Sipas të njëjtave burime: në fshatin Katund i Ri, shtetasi B.Gj. 56 vjec, banues në fshatin Muriqan, aksidentalisht, ka rënë nga lartësia e një mjeti ku ka humbur jetën.
“Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale”, njoftoi Policia.