Diçka e çuditshme po ndodh me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj i cili shkatërron hapësirat e gjelbra dhe ndërton kulla. Kjo gjë e çuditshme po i ndodh edhe Tiranës ku dita ditës i humbasin parqet, këndet e lojërave dhe hapësirat publike e në vend të tyre shohim tabela projektesh të kullave gjigande.
Një gjë e tillë u përurua sot nga kryebashkiaku i cili tentoi tu hidhte hi syve qytetarëve duke u mburrur se me prishjen e një tjetër hapësirë të gjelbër do të ndërtohet një parkim nëntokësor, por që se çdo ngrihet sipër parkingut këtë duhet ta marrim me mend.
Në lidhje me gënjeshtrën e Veliajt reagoi edhe zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa. Ajo publikoi edhe lejen e ndërtimit pikërisht për atë zonë, tek ish këndi i lojrave “7 xhuxhat”, ku duket qartë se është miratuar ngritja e një kulle shumëkatëshe private.
Reagimi i Ina Zhupës:
Kur tenton edhe Erioni Betoni t’ju hedhi hi syve qytetareve!!!
E quan hapesire te keqshfytezuar, ngaqe kishte kend lojrash me peme, gjelberim, me lojrat me uje ndersa ky po e ben ne sukses me kulla. Po ashtu nga ana tjeter kishte parkim publik po pa kulle siper. Parkimi nentokesor behet per kullat siper, qe te kene ku te parkojne ata qe do marrin shtepite, edhe zyrat aty.
Te gjitha keto qe thote do i kemi, i kishim ne hapesiren qe ishte aty. Po i prishi qe te ndertoj kullat siper, edhe te gjitha keto te kalojne netokesore ne sherbim te kullave mbitokesore.
Tani se kuptoj pse e inaguron parkimin e kullave ky kryebashkiaku i betonit? Apo e paguajme ne me taksat tona parkingun e kulles private? Se aty eshte dhene leje ndertimi qe e shikoni me poshte, bashke me foton e asaj qe do jete ndertimi i kulles.
Neser avazi i betonizimit perseri... me fakte si perhere.