Tabaku sjell fakte dhe emra konkretë abuzimesh qindra-mln euroshe të qeverisë Rama

Hënë, 24 September 2018 11:51

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka bërë një ekspoze të abuzimeve flagrante me fondet publike nga ana e qeverisë socialiste të Kryeministrit Rama.

Tabaku ka renditur me shembuj dhe emra konkret aferat kryesore të këtyre 5 viteve përmes të cilave janë qindra million euro para publike të cilat kanë shkuar në xhepat e klientëve të Kryeministrit Rama.

Ajo ka përmendur rastin e të ashtuquajturit Check up falas, ku kompania e Vilma Nushit u krijua vetëm dy ditë para se kjo aferë qindra milionë euroshe të merrte rrugë.

Më tej deputetja demokrate renditi edhe shumë raste të tjera të abuzimeve me fondet publike apo modelin e ofertave të pakërkuara përmes të cilave po grabiten paratë e taksave të shqiptarëve.

Deklarata e Jorida Tabakut në takimin e sotëm

“120 milionë euro vijnë nga taksa e qarkullimit, por pavarësisht kësaj qeveria preferon ti japë rrugët me koncesion.

Ligji Fusha për Teatrin është abuzimi më i freskët.

Ofertat e pakërkuara psh. Kemi rastin e aeroportit të Vlorës, ku kompanisë turke ju miratua oferta e pakërkuar.

Kemi rastin e Air Albania, dhe përzgjidhet në mënyrë antiligjore.

Ndërtimi është një tjetër fushë abuzimi.

Kemi rastin e një kompanie që merr 261 leje ndërtimi ndërkohë që object I aktivitetit të saj janë lojrat e fatit.

Kemi rastin e stadiumit me kullë.

Ofertat e pakërkuara, model abuzimi, të cilat e kanë vrarë konkurencën e lirë.”

Kompanitë e basteve të lidhura me ministrin e brendshëm, kanë rritur aktivitetet e tyre dhe fitojnë tenderat e monitorimit të tatimeve.

Lejet minerare, rasti I Edmond Begos, pa asnjë eksperiencë në sector, po kështu edhe në sektorin e hidrokarbureve me Besnik Sulaj.

Këto shembuj janë denoncuar me forcë nga ne.

Elementi I parë është se janë kompani të krijuara pak ditë më herët, kompanji offshore, kritere preferenciale, rritje fictive të tenderave, indimidim të kompanive të tjera, kompani pa përvojë.

Modifikuar më Hënë, 24 September 2018 11:55
Login to post comments