Analisti Fatos Lubonja ka komentuar nismën e ndërmarrë nga Partia Demokratike për ‘Çlirimin e Ekonomisë’ nga krimi.
Sipas Lubonjës, kjo lëvizje i duket pozitive, pasi është mënyra për t’i treguar kryeministrit se nuk mund të vendosë ai për çdo gjë.
Duke folur në News24 Lubonja tha se ‘Edi Rama ka një mbështetje të fortë nga oligarkët, të cilët e përdorin kryeministri si kukull e maskë për t’u fshehur’.
‘Fillimisht më duket pozitive, se nuk është Edi Rama ai që mund të vendosë për çdo gjë, por ai e bën këtë falë një mbështetjeje të fortë që vjen nga paratë. Sistemi e ka bërë të rrezikshëm personin. Për çlirimin nga e keqja duhet goditur sistemi.
Është e rëndësishme që njerëzit e dinë të keqen. Është një gjë që nesër ja kërkon edhe pse zhgënjehesh. Më përpara përdoreshin vetëm emrat Nano, Berisha, Rama, Meta, po emrat e oligarkëve nuk dilnin. Këto janë kukulla, s’mund të ketë pushtet pa oligarkët. Shqipëria vend i vogël dhe e keqja nuk fshihet dot.
S’bëhet fjalë vetëm për personin e keq, por për sistemin e keq që ka marrë personin përsipër, si kukull. Por duhen gjetur instrumentat që si do shkatërrohet ky sistem. Ky është hap tjetër që opozita duhet ta dijë qartazi,’ tha Lubonja për News 24.