Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të vizitës në New York ku po merr pjesë në sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka zhvilluar një takim të veçantë me Presidentin e Argjentinës Mauricio Macri.
“Kënaqësi të takoja Presidentin e Argjentinës, Mauricio Macri. Diskutuam për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe dhe i urova suksese në reformat ekonomike që ka ndërmarrë”, shkruan Presidenti Meta në Facebook.