Një orë mësimi me temë: Si kultivohet hashashi

E mërkurë, 26 September 2018 08:11

Me nisjen e vitit shkollor, shumë nxënës kanë mbetur pa u ulur në bankat e shkollë, pasi ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, bashkë me kryeministrin Edi Rama, i kanë mbyllur shkollat.

Në vend që të ishte e kundërta, duke ditur që Nikolla ka qenë mësuese më parë, në fakt ajo ka bërë fiks çfarë i ka thënë Rama.

Tashmë, po del çdo ditë e më shumë në dritë, se kjo qeveri, të vetmin shqetësim që ka, është sesa tonë hashash do të prodhojë në vit.

Nikolla nuk shqetësohet farë për nxënësit, nëse kanë kushte apo, madje mos ju duket e largët dita, ku Rama, bashkë me Nikollën, të fusin në shkollë edhe ndonjë lëndë sesi kultivohet kanabis sativa.

Drejtimi i arsimit nga Nikolla, është shembulli më i qartë se çfarë i ka bërë Rilindje këtij populli në 5 vite që është në qeveri.

Koha nuk është për të pritur deri në çfarë pike mund të shkojë marrëzia e Rilindjes, por duhet që të shembet një herë e mirë kjo e keqe që po drejton vendin.

/55NEWS.AL/

Modifikuar më E mërkurë, 26 September 2018 08:20
Login to post comments