Vetingu i politikanëve, nis shqyrtimi i nismës së opozitës, PD: Nuk do të ketë trajtim special

E mërkurë, 26 September 2018 12:27

Ka nisur shqyrtimi i propozimit të PD-së për të pasur veting në politikë. Ka qenë deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, i cili ka prezantuar edhe projektligjin në fjalë që do ti japë fund bashkëunimit të krimit me politikën dhe qeverisjen.

Pjesë nga fjala e Oerd Bylykbashit:

Propozimi ynë është fare i thjeshtë: veting me të njejtin formulim ligjor si për prokurorët, gjykatësit dhe policët.

Trajtim special per politikanet nuk mund te kete më! Ky shtet do mësojë ti trajtojë te gjithë njësoj: si policin e thjeshte, si ministrin e brendshem! Ky eshte parimi qe kemi ne kushtetute! Ky eshte parimi i Europes ku duam te bejme pjese!

Ajo që ne kemi propozuar është amendimi i Kushtetutës për të sanksionuar vetingun politik. Pastaj duhet një ligj për të përcaktuar detajet si do realizohet vetingu. Me miratimin e amendimit kushtetues ne do i paraqesim Kuvendit propozimin tonë ligjor si do bëhet vetingu.

Ky nuk është momenti për detajet teknike, por parimet kryesore si duhet të bëhet janë këto:

1. Do të jetë një proces krejtësisht i pavarur dhe i palidhur dhe i pandikuar nga vetingu i drejtësisë.

2. Do të jetë një model shumë më i thjeshtë dhe i qartë, afër modelit që u përdor për dekriminalizimin.

3. Do të kryhet nga një strukturë profesionistësh krejtësisht të pavarur nga politika.

4. Nuk mund të jetë kurrsesi një strukturë parlamentare dhe aq më pak një strukturë e përbërë nga përfaqësues partiakë: do ishte absurde dhe tallëse: politikanët do të jenë subjekt i vetingut dhe jo zbatues të vetingut.

5. Do të ketë mbikëqyrje ndërkombëtare.

Login to post comments