Erion Veliaj vazhdon politikën e tij të mashtrimit. Një ditë pasi analistët dhe media TOP Channel e renditi si politikanin më mashtrues në Shqipëri, Veliaj tha një tjetër gënjeshtër në mbledhjen e Keshillit Bashkiak. Për të mbrojtur shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin në këtë truall të 6 kullave të larta , Veliaj tha se ka bërë një sondazh dhe aty rezulton që 83% e kryeqytetasve e duan një Tetarët të ri.
Por kush nuk do ta donte një Tetarët të ri në Tiranë. Madje sondazhi duhet të ishte me përqindjen më të lartë afër 100%-ëshit për sa i përket kësaj dëshire.
Fillimisht ai është një sondazh i paqenë pasi praktika e të bërit një sondazh dhe publikimi i rezultateve kërkon të japësh disa të dhëna si për kampionin e qytetarëve të pyetur apo edhe një seri pyetjesh mbi çështjen. Por Veliaj mbajti vetëm një fjalim, pa i dhënë publikut shifrat dhe procedurat e sondimit.
Një tjetër mashtrim është fakti se Veliaj thotë se nuk ka artistë mes atyre që po protestojnë prej më shumë se 120 ditësh në sheshin e teatrit. Mjafton të përmendim aktorët Roza Anagnosti, Gentian Zenelaj, Romir Zallaj, etj. Por dëshira e madhe për ta shembur Tetarin dhe për të përfituar shuma të mëdha parash nga ndërtimi i 6 kullave e shtyjnë kryebashkiakun të mohojë edhe realitetin.