Emri i tij është pak i njohur në listën e deputetëve shqiptarë. Po kështu, të pakta janë fotot që mund të gjesh për deputetin e Qarkut të Durrësit, Rrahman Rraja.
Nga kërkimi në google, për deputetin mund të gjesh vetëm disa foto gjatë fushats elektorale, por çuditërisht asnjë nga foltorja e kuvendit.
Ndërsa emri i tij u bë i njohur pas skandalit të djalit të tij Rexhep Rrahja, duket se vetë deputeti bën pjesë në grupin e atyre ligjvënësve që kurrë nuk kanë janë ngritur të flasin në kuvend.
Megjithatë, 57-vjecari ka qenë për tre mandate me radhë kryetar i komunës së Niklës dhe njihet si person me influencë në zonën e Krujës.
Te merkuren, ish- 0ficeri i policisë Emiljano Nuhu, permes nje interviste ka deklaruar se shtetasi Rexhep Rraja (djali i deputetit) ka dhunuar një vajzë nga Nikla (fshati ku jetojnë të dy) dhe nën kërcënimin e armës e ka detyruar të terheqe denoncimin. /Opinion.al