“Shplarovina e Bashkisë flet për vettingun, por për 2.6 milionë eurot për pisha e thara që i dha Fushës pse hesht?!”

E Enjte, 27 September 2018 14:25

Kreu i grupi parlamentar të LSI-së, Vasili, ka reaguar ashpër pas deklaratave të Veliajt në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës për vettingun në politikë.

Vasili shkruan se “shplarovinat e Bashkisë” para se të flasin vettingun, duhet të përgjigjen për 400 pishat e thara në autostradë, për të cilat Veliaj i dha kompanisë “Fusha” 2.6 milionë euro.

“Shplarovinat e Bashkise po vetingun e palmave te thara ne autostrade do ta bejne…

Shplarovinat e Bashkise kane goje e flasin per vetingun. Keta qe s’jua mban hiç te thone gjysem fjale per vetingun e vetes pra te politikes, tani po qajne e po lajne per t’u bere veting edhe per pemet e rruges,por vetes se tyre kurren e kurres. Po vetingun e pishave te blera dhe palmave te thara,te autostrades,te cerdheve qe digjen,te vjedhjes Mjaft te rende te fondeve te ojf etj etj. Apo kush kundershton hajdutllekun do ti behet veting dhe kujt vjedh jo jo nuk i behet kurre veting. Po si s’kane turp xhanëm.” – shkruan Vasili në “Facebook”.

Login to post comments