“Organizatori i ngjarjes në Fushë-Krujë nuk është Balla, por vetë Rama”

E Enjte, 27 September 2018 21:39

“Koka e këtij krimi është ai që bërtiti deri në Bruksel për Griseldën, që gjoja ajo ishte me barrë dhe u sulmua nga militantët e PD, ndërsa tani hesht”. Ka qenë kjo akuza e kreut të opozitës Lulzim Basha. Ai ka deklaruar se pas ngjarjes së Fushë-Krujës nuk qëndron Taulant Balla, por vetë kreu i mazhorancës Edi Rama. Sipas tij sot shteti, politika, krimi dhe media janë bërë bashkë, pasi kështu i ka organizuar Edi Rama.

 ‘Nuk ka pikë rëndësie se çfarë thotë një njeri i zhytur në krim. Taulant balla është një politikan i zhytur në krim. Rasti kur shkon i bashkohet kryetarit të bashkisë dhe kriminelëve për të dhunuar për herë të dytë vajzën e dhunuar. Ai ka bërë miliona me bandat kriminale, ka vjedhur para në emër të Edi Ramës. Koka e këtij krimi është ai që bërtiti deri në Bruksel për Griseldën, që gjoja ajo ishte me barrë dhe u sulmua nga militantët e PD, ndërsa tani hesht. Jam dakord me atë që tha fatosi që kemi patur probleme në këto 30 vite, por sot kemi të bëjmë me një tjetër gjë. Sot kemi të bëjmë me një sistem të inkriminuar. Sot korrupsioni dhe krimi kanë hipur në pushtet. Rama ka shkrirë në një interesat, kriminale, politike dhe mediatike. Mpleksja dhe modeli i Ramës është kompleksi kriminalo, politiko mediatik. Djali i Rrahmanit vret e pret vjedh prona kërcënon qytetarët dhe çfarë ndodh e mbron shteti, e mbron kreu i grupit parlamentar. Pasi plas skandali nga një grup i guximshëm, çfarë bën Rama, thërret median paguar, që thotë se kjo nuk është përdhunim, është një grindje brenda çiftit. E kush e bën e bën Report Tv, e cila ka marrë konçensione nga Edi Rama’, u shpreh Basha.

Modifikuar më E Enjte, 27 September 2018 21:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...